Ish-boksieri i famshëm kosovar, Aziz Salihu, është në gjendje të rëndë shëndetësore, ndaj familja e ka dërguar për shërim në Turqi.
Djali i Salihut, Mentori, ka publikuar një fotografi të babait të tij në llogarinë personale në Facebook dhe ish-olimpisti shihet në një gjendje vërtetë të rëndë, njofton Klan Kosova.
Mentori është ankuar edhe në stafin e mjekëve të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, për të cilët ka thënë se ka tash e dy muaj që nuk arritën të marrin vesh se nga çka po vuan Salihu.
“Ka 2 muaj i padiagnostifikuar ne spitalin infektiv në Prishtinë duke iu kërkuar gjithmonë një përgjigje mjekëve dhe duke i lutur të na tregojnë se a janë në gjendje ta shërojnë a jo, apo ta dërgojmë diku jashtë, gjithmonë me fjalën ‘mirë është ne e kemi në dorë’, dhe ja si duket Aziz Salihu”, ka shkruar Mentori në Facebook.
Prandaj familja e ka parë të arsyeshme që ta dërgojnë në një shtet tjetër për ta shëruar Salihun.
“Me shpresën për një mundësi të dytë për shërim sot transferohet ne Turqi”.
klankosova.tv
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.