Ish boksieri dhe medalisti Aziz Salihu është dërguar me urgjencë në spital për shkak të komplikimeve shëndetësore.
Ai sot pati ftuar një konferencë për medie, për të treguar se nuk po mundet të organizojë turne pasi Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit nuk po ia ka alokuar mjetet e nevojshme financiare.
Por para se të arrijë, gjendja shëndetësore i është përkeqësuar dhe është dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Mësohet se gjendja e legjendës së boksit është duke u përmirësuar dhe se doktorët e kanë këshilluar që për disa ditë të rrijë i shtruar në spital, për ta pasur nën monitorim.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.