Qindra njerëz ishin veshur me kostume të babadimrit, për të marrë pjesë të dielën në bamirësinë e shtatë të Athinës "Santa Run".
Pjesëmarrësit vrapuan për 2 kilometra rreth Qendrës Olimpike Atletike të kryeqytetit grek.
Për herë të parë, organizatorët siguruan uniformat e babadimrit për fëmijë e të rinj, për të vrapuar.
Edhe pse pjesëmarrësit paguajnë 12 euro secili, shumica e parave të mbledhura vijnë nga sponsorimet e korporatave.
Të ardhurat e këtij viti do të shkojnë për Make-A-Wish Greece, një fondacion i cili është pjesë e Make-AWish International dhe përmbush dëshirat e fëmijëve të sëmurë rëndë nga mosha 2 deri në 18 vjeç.
https://www.youtube.com/watch?v=tmozuzEyIX4
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.