Një burrë i fortë britanik me shumë rekorde botërore Guinness për balancimin e objekteve të rënda në kokë, hyri në frymën e Krishtlindjes, duke balancuar mbi kokë një pjesë oxhaku të mbushur me tym.
John Evans, 74 vjeç, nga Ilkeston i Anglisë, veshi një kostum të Babadimrit dhe balancoi oxhakun në kokën e tij, për një paraqitje të mëngjesit të së martës në televizionin ITV, transmeton Klan Kosova.
Evans tha se ai përdori pjesë të hedhura nga ndërtesat e shkatërruara, për të ndërtuar oxhakun për veprimin e tij balancues.
"Idenë për të bërë hinkën e mora duke parë gropat e plehrave në kantieret e ndërtimit", tha ai.
Evans mban dhjetëra rekorde botërore Guinness për balancimin e objekteve në kokë, duke përfshirë 13 fuçi birre, dy vajza me biçikletë dhe 300 copë buke.
Burri i fortë tha se planifikon të vendosë rekordin e tij të 100-të Guinness në ditëlindjen e tij të 75-të në mars.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.