Babadimri peruan vizitoi një lagje në periferi të Limas për të shpërndarë ëmbëlsira dhe dhurata për fëmijët pas pothuajse dy vitesh mungesë për shkak të pandemisë COVID-19.
Rreth njëqind fëmijë dhe prindërit e tyre nga lagjja Mirador në veri të Limës u emocionuan kur panë që Babadimri po vinte me shumë dhurata, shkruan Associated Press, transmeton Klankosova.
Pavarësisht se nuk ka mbështetje financiare, Julio Arroyo, 44 vjeçar, mbledh donacione nga kolegët, miqtë dhe fqinjët e tij për t'i shpërndarë ato te fëmijët në lagjet më të pafavorizuara.
"Fëmijët e vlerësojnë atë që bëni. Ata ju kujtojnë, ndjehen sikur ka ardhur një superhero i Krishtlindjes, duke sjellë shpresë dhe ndarje, si për prindërit dhe veçanërisht për fëmijët," tha Arroyo.
Arroyo e mbanë këtë traditë që nga viti 2005 dhe megjithëse vitet kanë kaluar, ai ende ruan vendosmërinë e tij për t'u sjellë gëzim fëmijëve.
https://www.youtube.com/watch?v=78PK950cEsU
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.