Lajmet e fundit

Një vajzë 11-vjeçare dyshohet se është sulmuar seksualisht nga babai i saj në fillim të prillit.
Vajza, bashkë me nënën dhe fëmijët e tjerë, kishin braktisur shtëpinë e babait katër muaj më parë, raporton Klan Kosova.
Për të denoncuar ngjarjen, vajza dhe nëna e saj u paraqitën në stacionin e Policisë në Gjakovë, ku u konfirmua se i dyshuari, me inicialet M.S., është arrestuar dhe i është caktuar paraburgimi prej 30 ditësh nga Gjykata.
Psikologu Ilir Havolli shpjegon se abuzimi nga një familjar shkakton trauma të thella dhe ndikon në ndjenjat e sigurisë dhe besimit të fëmijës, duke sjellë ankth, depresion dhe vështirësi në menaxhimin e emocioneve.
Detajet i gjeni në kronikën më poshtë:
https://www.youtube.com/watch?v=6Kse9ZY_R2E