Një burrë dyshohet se ka keqtrajtuar dy fëmijët e tij në Prishtinë.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 11:55, transmeton Klankosova.tv.
Ndërsa me vendim të prokurorit, rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.
“Është raportuar se janë keqtrajtuar dy fëmijët nga babai i tyre. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.