Një 15-vjeçare raportohet të jetë zhdukur në rrugën “Aziz Kelmendi” në Prizren.
Rastin në Polici e ka paraqitur babai i të miturës, e që sipas tij, vajza është larguar nga shtëpia katër ditë më parë dhe nuk dihet gjë për vendndodhjen e saj, transmeton Klankosova.tv.
“Më 18.10.2025 ankuesi m/k ka njoftuar policinë se vajza e tij 15 vjeçare ka dal nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24-orësh.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.