Një baba amerikan u frikësua ‘për vdekje’ kur pa vajzën e tij të vogël duke luajtur me një merimangë të madhe.
David Lehman, 36 vjeçar, dukej se kishte shumë frikë kur e pa se si vajza 18 maujshe luante.
Një video tregoi vogëlushen e ulur në një oborr kur babai i saj e pyeti se çfarë po bënte. Ai bërtiti dhe tha: “Hiqe atë, hiqe”, para se ta kapte dhe ta largonte nga vendi.
David u detyrua të kërkojë falje për reagimin e tij në panik pasi Blake filloi të qajë.
Kjo ndodhi në oborrin e shtëpisë së familjes në Tucson, Arizona, ndërsa ata kaluan një pasdite verore duke pushuar pranë pishinës, transmeton Klankosova.tv.
https://www.youtube.com/watch?v=wnDL7OSkumc
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.