Në një deklaratë, Bach vlerësoi garën në mes atletëve rus dhe ukrainas pavarësisht konfliktit në jugun e Ukrainës,duke shtuar se “ Ne shohim atletë armenë së bashku me nikoqirët e Azerbejxhanit. Kjo është fuqia e sportit për t’i bashkuar njerëzit”, tha Bach.
Po ashtu Bach e ka komentuar pjesëmarrjen e Kosovës në lojërat Olimpike në Baku, duke e bërë një lidhje të ngjashme në mes Armenëve dhe Azerbejxhanit , sesi sporti ulë tensionet dhe bashkon popujt.
Me Kosovën që po garon për herë të parë në lojërat olimpike evropiane nën flamurin e saj pasi u bë anëtare e plotë e Komitetit Olimpik Evropian në dhjetor,Bach gjithashtu tha se ishte i lumtur për t’i parë shqiptarët e serbët të konkurojnë së bashku. Serbia e deklaron Kosovën si pjesë të saj të territorit.
Kosova ishte afër medaljes së parë të dielën, por shpresat u shuan pasi Alvin Karaqi humbi medaljen e bronztë në ndeshjen në karate për meshkuj,transmeton Klan Kosova.
●●●
AFSHKRIMI NGA
Arbër Fetahu
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.