Ekipi kosovar i CS:GO, Bad News Eagles do ta zhvillojnë sot ndeshjen e katërt në kuadër të Majorit të Parisit ndaj FaZe.
Këto dy ekipe nga tri ndeshje në nivelin "Legends" kanë 1 fitore e 2 humbje, dhe disfata në këtë duel do të thotë eliminim nga gara madhore që po zhvillohet në kryeqytetin francez.
Dueli në orarin e ditës së hënë është nga ora 11:30, derisa rigoN, SENER1, juanflatroo, sinnopsy dhe gxx- të udhëhequr nga trajneri i tyre, Devilwalk, synojnë triumfin që do t'i mbante ende afër ëndrrës për kualifikim në nivelin më të lartë "Champions".
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iO●●●
SSSHKRIMI NGA
Shpend Spahija
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.