Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ai i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri dhe i Skenderajt, Bekim Jashari, sot janë takuar me akterët kryesor të institucioneve shëndetësore në nivel rajoni, duke përfshirë drejtorët e Shëndetësisë, të QKMF-ve, të Spitalit Rajonal të Mitrovicës, dhe një pjesë të personelit shëndetësor të tij.
Ky takim ka qëllimin e vetëm të krijohet një mobilizim i përbashkët në këtë regjion, për të menaxhuar këtë situatë në mënyrën më të mirë që qytetarët tanë dhe stafi mjekësor të jenë të mbrojtur nga virusi COVID-19, njofton Klan Kosova
Bahtiri, Jashari dhe Tahiri potencuan se janë shumë falënderues ndaj punës së palodhshme të të gjithë mantelbardhëve, duke i inkurajuar ata që të vazhdojnë me këtë vullnet dhe përkushtim për tu dalë në ndihmë të gjithë qytetarëve pa dallim, me shërbime sa më cilësore dhe efikase, për tejkalimin e kësaj situate të krijuar si pasojë e virusit COVID-19.
Nga ky takim kryetarët e komunave së bashku me drejtuesit e institucioneve shëndetësore u dakorduan që fillimisht shërbimet mjekësore për qytetarë të jepen përmes QKMF-ve, ndërsa rastet të cilat nuk mund të gjejnë trajtim në ato qendra dhe rastet urgjente të delegohen tek Spitali Rajonal i Mitrovicës, si dhe të krijohen linja telefonike mes QKMF-ve dhe Spitalit për koordinim më të mirë në trajtimin dhe ofrimin e shërbimeve mjekësore për të gjithë qytetarët, pavarësisht situatës në të cilën gjendemi në luftimin e kësaj pandemie.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.