Gjigandi kinez Baidu, para një viti pati zbuluar se është duke punuar në krijimin e një makine vetë-drejtuese. Tash, pas punës së madhe, kompania njoftoi se makina do të prezantohet në gjysmën e dytë të këtij viti.
Lajmi u kumtua nga zv.presidenti Jin Wang, në konferencën “China Cloud Computing”.
Kjo vie pak kohë pasi Google njoftoi se disa nga prototipët e këtij lloji do të dalin në rrugët e Kalifornisë këtë verë.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.