Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur një konferencë të shtunën, ku e ka quajtur qesharake e amatorizëm politik e ekonomik, propozimin e ministrit të Financave Hekuran Murati, për faljen e nga 100 eurove tatimpagueseve në vend.
Madje, sipas deputetes së LDK-së, Hykmete Bajrami, veprimet e tilla të rritjes së bazës tatimore janë papërgjegjësi e arrogancë nga pushtetarët.
Kurse, nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj tha se një falje të tillë në rast se bëhet, nuk mund ta bëjë niveli lokal, por vetëm ai qendror.
Në këtë konferencë ishte edhe Drejtori i Financave në Komunën e Pejës, Jeton Abazaj, i cili tha se gjitha komunat kanë shtruar ankesa lidhur me rritjen e tatimit në pronë.
https://www.youtube.com/watch?v=LPyHEmWJ3Cw
●●●
RSHKRIMI NGA
Ramushi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.