Opinionisti, Labinot Balaj i ftuar në emisionin "Kosova Today" në Klan Kosova tha se përçarja e Vjosa Osmanit me Albin Kurtin është përcaktues për proces të ri elektoral për opozitën.
Balaj tha se opozita shpreson për amortizim të fitores së Albin Kurtit me 51% në një proces të ri zgjedhor.
"Faktori Vjosa Osmani e ka përcaktuar opozitën për një proces të ri elektoral. Fakti që Vjosa Osmani është në "anën" e opozitës, kjo ka përbërë lajm të madh për opozitën që me prodhu një proces të ri elektoral, i cili proces do të amortizonte fitoren e Albin Kurtit me 51%. Mbi këtë bazë është barrikadimi i opozitës", tha Bala.
https://www.youtube.com/watch?v=Vw-cmf7O8Ng
●●●
EKSHKRIMI NGA
Endrit Krasniqi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.