Një burrë indian jozyrtarisht theu një Rekord Botëror Guinness kur balancoi një shkop hokeji në njërin gisht për 3 orë e 35 minuta.
Raj Gopal Bhoi i fshatit Jamutjhula, balancoi shkopin e hokejit në gishtin e tij tregues të dorës së djathtë, me dëshmitarë të shumtë përreth vetes.
Bhoi synonte të mposhtte rekordin aktual prej 2 orësh, 22 minutash e 22 sekondash, i cili u vendos nga Himanshu Gupta më 2017.
Videoja e përpjekjes së Bhoi dhe deklaratat e dëshmitarëve të tij po i dorëzohen Rekordeve Botërore Guinness për njohje zyrtare.
https://www.youtube.com/watch?v=G1rylUXaFA8
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.