Aktori Alec Baldwin “i pamatur qëlloi dhe vrau” kinematografen Halyna Hutchins në xhirimet e “Rust” vitin e kaluar, thuhet në padinë e bërë nga familja e viktimës.
Hutchins vdiq vitin e kaluar gjatë një skene prove pasi arma që mbante Baldwin kishte plumba të vërtetë.
Në një konferencë për media, avokatët e familjes së saj prezantuan një shfaqje të animuar të imitimit të gjuajtjes me armë. Ata pretendojnë se Baldwin dhe të tjerët dështuan të performojnë kontrolle sigurie dhe të ndiqnin rregullat e sigurisë për armët.
Arma që vrau Houtchinsin ishte revole që mendohej të kishte plumba xhirimi, shkruan BBC, përcjell Klankosova.tv
Pas ngjarjes, Baldwin shprehu traumë dhe mërzi për atë që e quajti “aksident tragjik”. Megjithatë, më vonë ai tha se nuk kishte gjuajtur ai me armë.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.