Gareth Bale, Didier Drogba dhe David Luiz janë yjet e futbollit që janë pjesë e reklamës të realizuar nga BT Sport për të shënuar tre vjetorin e transmetimit të Champions League nga ky transmetues.
Sezonën e ardhshme pritet që ky transmetues televiziv të mbulojë edhe emetimin e ndeshjeve futbollistike dhe debive në Europa League, transmeton Klan Kosova.
https://www.youtube.com/watch?v=0He-9beqSWY
Në vitin 2013 BT pagoi 900 milionë sterlina për të pasur të drejtën e transmetimit të ndeshjeve prej vitit 2016 deri në vitin 2019.
Në këtë reklamë, Bale si golashënuesi më i mirë i vitit 2014 në Champions League, paralajmëron ekskluzivitetin e transmetimit të ndeshjeve në BT Sport sezonin e ardhshme.
Ai përcillet më pas nga Drogba i cili ndan kujtimet e mira gjatë ndeshjeve dhe kujton golin e barazimit dhe të penalltisë që i sollën Chelseat fitoren në vitin 2012. / klankosova.tv
●●●
KMSHKRIMI NGA
Kreshnik Mustafa
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.