Një balenë e llojit Beluga, u largua në lumin Seine të Francës, larg habitatit të saj të zakonshëm të ujërave arktike ose subarktikte.
Ajo do të zhvendoset në një pellg lumi me ujë të kripur afër detit të martën, ka bërë të ditur grupi i ruajtjes detare “Sea Shepherd France”, transmeton Klankosova.tv.
Siç shkruan Reuters, Beluga duket e kequshqyer dhe për herë të parë në Siene u pa javën e kaluar, teksa transferimi i balenës mbart rreqzie thotë “Sea Shepherd”, pasi sipas tyre, ajo nuk mund të qëndrojë në ujin e ngrohtë dhe jo të kripur të lumit për shumë kohë.
"Lëvizja e saj në një pishinë me ujë të kripur do të na lejojë ta monitorojmë më mirë dhe të përpiqemi ta trajtojmë atë," tha Lamya Essemlali, presidente e Sea Shepherd France, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv..
Operacioni i së martës përfshin zhvendosjen e balenës në një tjetër pjesë lundrimi më afër detit dhe me ujë të kripur.
Ishte e paqartë pse balena ishte larguar kaq larg nga habitati i saj natyror.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.