Baleti Kombëtar i Kosovës sonte në Ditën Botërore Kundër Kancerit jep premierën e shfaqjes “HOPE”.
Kjo shfaqje është një udhëtim emocional që trajton sfidën më të madhe të jetës - përballjen me një sëmundje të rëndë dhe luftën për të ruajtur shpresën. Duke eksploruar kufijtë e forcës njerëzore, dashurisë dhe solidaritetit, baleti na fton të ndjekim një histori që fillon në një moment të brishtë dhe të pasigurt, por që përfundon me triumfin e shpirtit njerëzor.
Sipas BKK-së, “HOPE” është një shfaqje që do të ngelet në historinë artistike, pasi jep kontribut për një shtresë shumë të rëndësishme dhe shumë delikate, raporton Klankosova.tv.
Premiera jepet sonte më në Atelienë e Pallatit të Rinisë, në ora 19:30.

●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.