Baleti Kombëtar i Kosovës, do të sjellë në Prishtinë premierën “Tango Nights”.
“Tango Nights”, u shfaq si premierë në Nju Jork në muajin maj të këtij viti në bashkëpunim me trupën amerikane Ajkun Ballet Company dhe e njëjta shfaqje, do të vihet në skenë edhe për publikun e kryeqytetit.
Koreografia u kurua nga Chiara Ajkun, me asistente Luljeta Ademin. Kostumografia nga Elva Bella.
“Balerinët/Dancers: Mërgime Morina, Jeta Musolli, Vjollca Llugiqi, Leonora Rexhepi, Besarta Shaljani, Fatmir Smani, Sead Vuniqi, Fisnik Smani, Muhamet Bikliqi, Kreshnik Musolli”, tregon njoftimi nga ministria e Kulturës.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.