Balerinë të njohur ukrainas dhe rusë vallëzuan së bashku në një shfaqje në Napoli për të apeluar për paqe.
Një balerinë ukrainase që iku nga lufta në atdheun e saj dhe një balerinë ruse që la “Baletin Bolshoi” për shkak të pushtimit rus kërcyen në teatrin “San Carlo” në Napoli gjatë një shfaqjeje, të së hënës në mbrëmje për të mbledhur fonde për Kryqin e Kuq.
Teatri historik i Napolit këtë shfaqje e quajti "Qëndroni me Ukrainën - Baleti për Paqe", raporton Associated Press, transmeton Klankosova.tv.
Pavarësisht nga përshkrimi i ngjarjes, perspektiva e balerinëve rusë në të njëjtën skenë me ukrainasit thuhet se zemëroi konsullin e Ukrainës në Napoli, i cili i kërkoi drejtorit artistik të shfaqjes të shmangte performancën.
https://www.youtube.com/watch?v=uqlgWsNB0bM
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.