Me interes shumë të madh, po ndiqet edhe Big Brother VIP Kosova 4.
Sonte, kjo kulmon edhe me një Prime, i cili pritet të ketë shumë dinamikë.
Disa nga detajet se çfarë përmban programi i sonte, i dha jep Gresa Nitaj, e cila njoftoi se sonte njëri nga banorët do ta lë shtëpinë dhe bëri të ditur se do të ketë dy lidhje direkte nga shtëpia.
“Tashmë karriget veçse janë mbushur dhe edhe shikuesit janë ulur përballë ekranit. Ju premtojmë se do të ketë dinamika shumë të forta. Do t’i kemi dy lidhje brenda shtëpisë, e para do të jetë shumë simpatike ndërkaq e dyta, do të jetë determinuese, sidomos për disa nga banorët e shtëpisë, që nuk janë në dijeni se çfarë po ndodh jashtë shtëpisë. Dhe njëri nga banorët do ta lë shtëpinë”, njoftoi Nitaj.
Ajo bëri poashtu të ditur se priten debate dhe përballje mes Labinotin, me secilin që “ngacmoi”.
Nuk dihet nëse sonte do të ketë hyrje të reja brenda shtëpisë më të famshme në vend. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=s8OTxAmHh_A
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.