Posa përfundoi ballafaqimin me Sivassporin, e ku doli fitues të enjten mbrëma, Ballkani u kthye nga Turqia në Kosovë.
Menjëherë nisi stërvitjet për ndeshjen e radhës derisa optimizmi për rezultate historike sikurse deri tani nuk mungon.
Njëri nga protagonistët kryesorë në golin e fitores, Albin Berisha, u shpreh i lumtur që nga stoli hyri në fushë dhe ndërtoi aksionin që i dha tri pikë ekipit të tij.
Sukseset e skuadrës së tij për mesfushorin Qëndrim Zyba janë edhe rezultat i funksionimit të grupit dhe realizimit me përpikëri të detyrave që i jep trajneri.
Për suksesin e madh që arriti të enjten, Ballkani mori shumë urime. Në përgëzime nuk mungoi as kryeministri Albin Kurti që triumfin e quajti meritor.
https://www.youtube.com/watch?v=FB2QD-fqZxg
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.