Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin angazhimin më të fortë të Bashkimit Evropian, nisur nga dyshja Gjermani-Francë, për të ardhur te marrëveshja finale Kosovë-Serbi.
“Natyrisht jemi në dijeni, kemi pasur diskutime të gjera me Bashkimin Evropian për këtë. E dimë që BE-ja kishte diskutime të gjera me udhëheqësit në Beograd e Prishtinë. Nuk dua të hyj në specifika. E dukshme se do të ketë diskutime tjera për t’u bërë. Të gjithë mirëpresim angazhimin e udhëheqësve të lartë evropianë që mundohen për të adresuar këtë çështje”, tha të martën ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill.
Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë njoftoi se të dielën presidenti i ShBA-ve Joe Biden dhe kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz patën një bisedë telefonike.
Pos për situatën në Ukrainë, të cilës nga 24 shkurti Rusia i ka shpallur luftë, presidenti amerikan e kancelari gjerman kanë folur për ato që nga Washingtoni u quajtën “përpjekjet për të promovuar stabilitetin dhe përparimin në rajon (Ballkani Perëndimor)”.
https://www.youtube.com/watch?v=8JYg1byacUU
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.