Bangladeshi po zhvillon sot zgjedhjet e 13-ta parlamentare, të parat që nga kryengritja e vitit 2024 që rrëzoi nga pushteti ish-kryeministren Sheikh Hasina.
Procesi konsiderohet test kyç për rikthimin e demokracisë në vend. Gara kryesore zhvillohet mes Partisë Nacionaliste të Bangladeshit dhe koalicionit të udhëhequr nga Jamaat-e-Islami. Liderët politikë, përfshirë Muhammad Yunus, Tarique Rahman dhe Shafiqur Rahman, kanë hedhur votën në orët e para të mëngjesit.
Komisioni Zgjedhor raportoi pjesëmarrje të lartë, veçanërisht mes të rinjve dhe grave. Rreth 127 milionë qytetarë kanë të drejtë vote, ndërsa mbi 150 mijë forca sigurie janë angazhuar për mbarëvajtjen e procesit, pas incidenteve të dhunshme gjatë fushatës.
Në disa zona janë shënuar incidente të izoluara, përfshirë plagosjen e tre personave pranë një qendre votimi në Gopalganj.
Këto zgjedhje cilësohen si më konkurrueset në 17 vitet e fundit, ndërsa rezultatet paraprake pritet të publikohen pas mbylljes së votimit.
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.