Nga Banka britanike 'Santander' thanë se rreth dymijë klientë pranuan gabimisht pagesa të dyfishta në ditën e Krishtlindjes, me një total prej 175 milionë dollarësh të paguar aksidentalisht.
Paratë u shpërndanë në rreth mbi 75 mijë transaksione për rreth dymijë klientë të korporatave dhe ato komerciale.
Institucioni tha se një gabim teknik ishte fajtor për këto pagesa.
"Na vjen keq që për shkak të një problemi teknik, disa pagesa nga klientët tanë të korporatave janë dubluar gabimisht në llogaritë e marrësve", thanë nga Santander me anë të një deklarate.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.