Banka e Anglisë ka njoftuar se “nuk do të hezitojë” për të rritur normat e interesit për ta frenuar inflacionin, pasi që funta ka pësuar rënie rekorde karshi dollarit amerikan.
Banka ka njoftuar se “është duke monitoruar nga afër zhvillimet” dhe do të marrë një vendim pas ndonjë veprimi në nëntor, raporton BBC, transmeton KlanKosova.tv.
Ky qëndrim vjen pasi që Thesari ka thënë se do të publikojë një plan për ta penguar borxhin në përpjekje për t’i siguruar investitorët.
Në tregun aziatik të valutave të martën funta ka shënuar rritje prej 1 përqind për të arritur në vlerën e dollarit 1.08.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek ekonomi dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.