Universiteti Tsinguha në bashkëpunim me kompaninë Tzekwan kanë ndërtuar bankomatin e parë në botë me teknlogji të njohjes së fytyrës.
Kështu, përdoruesit mund t’i marrin paratë nga llogaritë e tyre sapo skanimi i fytyrës të lidhet me të dhënat e ruajtura në kartelat e tyre bankare.
Bankomati do të jetë i pajisur me një kamerë, e cila skanon fytyrën e përdoruesve dhe e krahason atë me imazhet e ruajtura, duke u bazuar tek veçoritë biologjike si distanca mes syve, hundës dhe gojës. Ndryshimi i ngjyrës së flokëve apo vendosja e syzeve nuk do të ndikojë tek skanimi.
Sipas kompanisë Tzekëan, përveç njohjes së fytyrës, këto ATM të reja do të ndihmojnë edhe në luftën kundër krimeve financiare, duke ofruar veçori të tjera si regjistrimi i numrit serial për çdo depozitë të parave që bëhet në bankë. Kështu, nëse dikush do të përpiqet të depozitojë fatura të falsifikuara, do të identifikohet menjëherë.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.