Banorët e shtëpisë më të famshme, Big Brother VIP Kosova, kanë diskutuar për krijimin e familjes dhe zgjerimin e saj me fëmijë.
Rovena u shpreh se ka shumë dëshirë që të bëhet nënë pasi fëmijët për të janë të pastër e të sinqertë, transmeton Klankosova.tv.
“S’ka asgjë të keqe tek ta më duken shumë të pastër e të sinqertë fëmijët. S’kanë asnjë sherr”, u shpreh Rovena.
Vullneti, në anën tjetër, u shpreh se ka takuar shumë njerëz që dëshirojnë të bëhen prindër e që nuk janë të gatshëm për këtë etapë.
“Mendoj që është përgjegjësi e madhe dhe nuk pajtohem me njerëzit që bëjnë fëmijë që vetë të ndihen mirë dhe të bëhen prindër. Është e rëndësishme ndjenja që po don me plotësu por më e rëndësishme është çfarë ardhmërie po i ofron fëmijës tënd”, u shpreh Vullneti.
Por, për të kuptuar më shumë detaje, klikoni videon në linkun më poshtë.
https://www.youtube.com/watch?v=wDVE4KGheeE
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek big brother vip dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.