Banorët kanë diskutuar për ndarjen e punëve në shtëpi, teksa u zhvilluan edhe debate të ashpra mes tyre e Sarës.
Duke qenë se Sara dhe Driloni janë kapitenët e javës, dyshja ndanë sot punët brenda shtëpisë, ani pse disa prej tyre nuk u ndanë të kënaqur me mënyrën se si u ndanë punët.
Kjo situatë nxiti diskutime mes banorëve, ndërkohë që Sara po bisedonte me Rovenën duke i thënë se për asnjërin nga banorët nuk e bëri me tendencë, transmeton Klankosova.tv.
“Janë njerëz që kanë me merak pastërtinë në tualet, nuk ka asnjë lloj gjëje e keqe, futemi dhe e lajmë e ndërrojmë nuk ka asgjë të keqe dhe asgjë personale”, u shpreh Sara.
Për më shumë shiheni videon e mëposhtme:
https://www.youtube.com/watch?v=XVxf9iIS7AY
●●●
CDSHKRIMI NGA
Clirimtare Dukolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek big brother vip dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.