Korridori i shkollës fillore “Mehmet Gjevori” në “Arbëri të kryeqytetit, ishte hapësira e caktuar për takimin mes banorëve të lagjes e ekzekutivit të komunës së Prishtinës, të enjten pasdite.
Qytetarët e Arbërisë e Shkabajt shkuan në numër të konsiderueshëm për të treguar ankesat e kërkesat që i kanë për kryetarin Përparim Rama, drejtorin e Urbanizmit, Arbër Sadiki e atë të Planifikimit Strategjik e Zhvillimit të Qëndrueshëm, Mimoza Sylejmani.
Banorët ishin të interesuar të dinë detaje për hartën zonale, më saktësisht koeficientet e ndërtimit, njofton Klan Kosova.
Veç kësaj, ata patën kërkesa tjera të cilat i parashtruan në këtë debat publik.
I pari i kryeqytetit, Përparim Rama, bëri të ditur se çdo hall i këtyre banorëve veçse është regjistruar dhe do të kenë përgjigje gjatë ditëve në vijim nga drejtorit përkatëse.
https://www.youtube.com/watch?v=QygulV1OEnc&t=37s
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.