Një trafo elektrike pretendohet se është djegur rreth orës 3:00 të mëngjesit të sotëm në fshatin Besi.
Sipas lexuesve të Klankosova.tv, është hera e tretë që kjo trafo digjet dhe e njëjta nuk është ndërruar asnjëherë.
Ata ankohen se kjo trafo ka mbingarkesë dhe ajo lidh tërë fshatin me dy lagje të tjera.
Ndërsa Lulzim Krasniqi nga KEDS, në një përgjigje për Klankosova.tv, thotë se nuk është djegur trafo por një dollap aty afër, ndërsa ekipet e KEDS-it janë në vendin e ngjarjes ku dhe po sanojnë problemin.
"Bëhet fjalë për djegie e një dollapi aty, ekipet e KEDS-it po punojnë në vendin e ngjarjes", tha Krasniqi.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.