Reshjet e borës në komunën e Fushë Kosovës kanë krijuar vështirësi në qarkullim të njerëzve, si në këmbë ashtu edhe me automjete.
Sipas videove të dërguara nga lexues të Klankosova.tv, shihet qartë se si uji ka mbuluar rrugët në lagjen Rexhep Mala në këtë qytet.
Madje qytetarët janë ankuar se po përballen me këtë problem tash e 10 vjet dhe se nuk është ndërmarrë asgjë për ta sanuar atë. /klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=1gY2h0dz-68
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.