Hong Kongu ka miratuar një qëndrim shumë të rreptë për kufizimet e udhëtimit.
Meqenëse banorët atje duhet të karantinohen për 14-21 ditë kur kthehen nga një vend tjetër, shumica janë të penguar të udhëtojnë jashtë Hong Kong.
Kjo masë e rreptë e COVID-19 ka pasë tërthorazi një ndikim pozitiv në industrinë e turizmit lokal, me hotele të rezervuara plotësisht për qëndrime dhe turne lokale, raporton AP, transmeton Klankosova.tv.
Trendi i kohëve të fundit gjithashtu përfitoi nga turizmi i brendshëm: vendet e kampingut në periferi të Hong Kongut.
"WeCamp" është një vend-kampingu i sapo hapur i vendosur në Yuen Long, në anën veriperëndimore të Hong Kongut, afër kufirit të Kinës.
Vend -kampingu është shumë i largët dhe jashtë mundësive të çdo transporti publik.
Edhe taksistët lokalë e kanë problem ta gjejnë atë.
Filloi të funksionojë në mars të këtij viti.
Duke shfaqur tenda tërheqëse me ajër të kondicionuar në këtë zonë jepen me qira të gjitha materialet dhe pajisjet e kampeve për vizitorët e tyre.
https://www.youtube.com/watch?v=UYspSPPiaX4
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.