18 shtatori ishte data e caktuar, kur banorët e lagjes Kalabria duhet të kishin një plan të ri rregullativ për zonën ku veprojnë, nga ana e zyrtarëve komunalë.
Meqë nuk u njoftuan asgjë, ata gjatë javës lanë takim edhe me kryetarin, Përparim Rama dhe Drejtoreshën e Planifikimit Strategjik dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm, Mimoza Sylejmani.
Ani se biseduan për afro dy orë, banorët nuk është se dolën të kënaqur nga aty, njofton Klan Kosova.
Kjo lagje në dalje të kryeqytetit, ishte bërë me një plan në fund të mandatit nga qeverisja lokale e kaluar, që kishte bërë të jetë e pranuar edhe nga vetë banorët, e ku një anë ishte kthyer në zonë ndërtimi me koeficient 2.3, e një anë tjetër deri në 3.0.
Por që ky plan u anulua me të ndryshuar pushteti.
https://www.youtube.com/watch?v=-2cPzPjpirk
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.