Rruga që i qon në fshatin e tyre, në Selac nuk iu bë me asfalt kurrë. E atë e kanë zgjidhje të vetme për të dalë në Bare por edhe në Mitrovicë.
Që nga paslufta u kërkua asfaltimi i 8 kilometrave rrugë, por pa zgjidhje. Si rrjedhojë ka pasur shpërngulje e aktualisht kanë mbetur edhe 8 familje, pasi fshati kishte rreth 800 banorë para vitit 2000.
Selacasit u mblodhën të premten para Komunës për të protestuar e kërkuar përgjigje pse punët s’filluan, pasi 2 ditë më parë, në një takim me përgjegjësit këtu dhe zëvendësministrin e Infrastrukturës, Hysen Durmishi u ishte thënë se ka lëvizje në rregullimin e rrugës.
“Në atë takim zëvendësministri ka thënë, nënkryetar ne e kemi nënshkru këtë marrëveshje, ti ke mujt me 6 korrik me inicu procedurën për shtrimin e rrugës Bare-Selac” tha Xhevdet Zeneli, përfaqësuesi i fshatit.
E arsyen pse nuk nisën punimet e tregoi nënkryetari i Mitrovicës Arian Tahiri, pasi u takua edhe të premten me përfaqësuesit e fshatit.
“Jena dakordu që kompaninë me zgjedhë Ministria përshkak se punimet kryhen më shpejtë, se është organizatë më e madhe buxhetore” tha Tahiri.
Megjithatë ky thotë se sivjet nuk nisin punimet, sepse përzgjedhja e operatorit ekonomik merr kohë.
https://www.youtube.com/watch?v=dQ48U7Hlq2M
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.