Pas marrjes së lajmit të trishtë se i ka vdekur gjyshi, Labinot Rexha u pa në gjendje të rënduar emocionale.
Afër i kanë qëndruar banorët e Big Brother VIP Kosova, të cilët edhe i kanë shprehur ngushëllime, transmeton Klankosova.tv.
Kujtojmë se produksioni e ka lejuar Labin që të marr pjesë në varrimin e gjyshit në Rahovec, mirëpo të njëjtit i ndalohet komunikimi me familjarë e të afërm, për shkak se është pjesë e formatit.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek big brother vip 4 dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.