Këngëtari, i cili shpesh është në qendër të vëmendjes për lidhjet e tij që rrallëherë zgjasin shumë, duket se këtë herë ka gjetur dikë që e bën të ndjehet ndryshe. Pas ndarjes nga një tiktokere, Blero ka nisur një romancë të re, e cila nuk ka shpëtuar pa u vënë re nga publiku.
Vajza që shihet në postimet e tij, misteriozja që i ka marrë zemrën, është Eronita, një shqiptare që jeton jashtë vendit, por që për dashurinë me Bleron po e viziton Kosovën gjithnjë e më shpesh.
Dyshja janë parë duke shijuar pushime së bashku, ku të dy kanë postuar foto nga i njëjti ambient luksoz i pishinës, edhe pse pa u ekspozuar krah për krah. Mirëpo, për Prive kjo s’është surprizë; burime të sigurta na thonë se Blero dhe Eronita tash e disa muaj janë të pandashëm, madje shumë më të afërt se sa mund të mendohet.
Publiku është mësuar që lidhjet e Bleros të jenë të shkurtra dhe shpesh të komentuara, por kush e di, ndoshta kësaj here është ajo e duhura.
Ne urojmë që dashuria e tyre të zgjasë dhe të shndërrohet në një kapitull të ri të jetës së artistit.
Artisti, që mori vëmendje të madhe me këngën e tij “E kujna lule”, ka lënë të gjithë fansat e habitur. Të gjitha postimet janë fshirë nga llogaritë e tij dhe, sipas bashkëpunëtorëve më të afërt, kontakti me të është ndërprerë plotësisht. As menaxhmenti nuk ka ndonjë përgjigje se çfarë po ndodh me këngëtarin.
Por Prive, si gjithmonë, nuk ndalet me kaq. Burime tona tregojnë se arsyeja e kësaj “zhdukjeje” nuk është rastësi. Thuhet se Bejta është në bisedime të avancuara për të qenë pjesë e Big Brother VIP Kosova 4 si banor.
Dhe ndërsa të gjithë po presin me kureshtje ta shohin Bejtën pa syzat e tij të famshme 24/7, brenda shtëpisë më të komentuar të momentit, ne po ju sjellim ekskluzivisht foton ku Bejta duket pa syzet e tij të famshme.
Shpresojmë që ai të marrë vendimin e duhur për karrierën dhe, pse jo, të kemi mundësinë ta shohim në një rol krejt ndryshe, në një sfidë ku nuk ka skenë, por kamera që nuk ndalen kurrë. /Klankosova.tv
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.