Barcelona është dënuar me një gjobë prej 300 eurosh nga Federata Mbretërore e Futbollit Spanjoll për shkak të transferimit të sulmuesit të Atletico Madridit, Antoine Grizmann.
Atletico pretendon që Barcelona kishte arritur marrëveshje me francezin kur klauzola e këtij të fundit ishte 200 milionë euro.
Griezmann e kompletoi transferimin e tij te Barça në korrik për 120 milionë euro, për shkak se në atë kohë klauzola e lirimit të tij ishte zvogëluar.
Barcelona është dënuar të enjten nga Federata Mbretërore e Futbollit Spanjolle, me klubin katalonjas që duhet të paguajë 300 euro gjobë për shkak të thyerjes së rregullave.
Ky rast ndoshta është i vetmi që një klub gjobitet me një shumë kaq simbolike.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.