Barcelona është këndellur tashmë nga forma jo e mirë që kishte në pjesën e parë të këtij sezoni.
Barca në gjashtë nga 11 ndeshjet ka shënuar nga katër gola.
Si duket futbollistët "blaugrana" po luajnë "poker" me kundërshtarët e tyre.
Skuadra e Xavi Hernandez, nga 11 ndeshjet e fundit ka bilanc të jashtëzakonshëm duke arritur që të fitojë në nëntë prej tyre.
E mbrëmë, në "El Clasico" ata u treguan për "pamëshirshëm" ndaj Real Madridit duke e "çmontuar" me rezultat 0:4 si mysafir në "Santiago Bernabeu".

●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.