Ekipi i hendbollit i prin garës me një sukses të madh prej 33 trofeve duke përfshirë shtatë tituj të fituar këtë vit: Superkupa e Katalonisë (2014), Super kupën e Spanjës(2014), Super Globin (2014),ASOBAL kupën (2014) ASOBAL ligën (2015), Kupën Evropiane (2015) dhe Kupën e Mbretit (2015).
Ekipi i Hockey me patina kanë grumbulluar 32 trofe në të njëjtën periudhë por siç raporton Sport, ata kanë një qëndrueshmëri dhe vazhdimësi të fitimit të trofeve të pabesueshme gjatë dekadës së fundit. Ata kanë fituar së paku dy trofe në 10 stinorët e fundit, përveç stinorit 2012/2013 ku kanë fituar vetëm një trofe,raporton Eurosport, transmeton Klan Kosova.
Messi dhe të tjerët e pasojnë listën e suksesit me 25 trofe të fituar, me dy tripleta gjatë kësaj periudhe. Basketbolli dhe futsalli janë të radhës me nga 18 trofe të fituar secili.
●●●
AFSHKRIMI NGA
Arbër Fetahu
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.