Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, së bashku me sekretarin e përhershëm, Naim Bardiqin, kanë mbajtur sot një konferencë për media ku kanë pranuar pyetje rreth vdekjes tragjike të 26 vjeçarit nga Gjilani në Qendrën e Studentëve në Prishtinë.
Sekretari Bardiqi ka bërë të ditur se nuk ka pasur asnjë dokumentacion me të cilin do të vërtetohej ndonjë sëmundje paraprake e të ndjerit, njofton Klan Kosova.
“Është një procedurë standarde administrative e cila aplikohet për t’i liruar persona me sëmundje kronike. Kur konstatohet se kemi të bëjmë me një sëmundje - me rekomandimin e IKSHPK-së - MSH nxjerr vendim”.
“Nuk kemi pasur asnjë dokument që do të vërtetonte ndonjë sëmundje të tij”.
“Nuk ka pasur asnjë shënim për asnjë sëmundje nga mjekët që e kanë kontrolluar të ndjerin”.
https://www.youtube.com/watch?v=McNgCnoU8fw
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.