Lajmet e fundit

Pas zjarrit vdekjeprurës të së enjtes, dy dëshmitarë i thanë mediumit BFMTV, partner i CNN-it, se incidenti shkatërrues ishte shkaktuar nga fishekzjarrët e vendosur në shishet e shampanjës.
“Ka pasur kamariere që mbanin shishe shampanje me fishekzjarrë mbi to dhe i afronin pranë tavanit, çka bëri që ai të merrte flakë”, tha një dëshmitar okular, transmeton Klankosova.tv.
“Një kamariere qëndronte mbi shpatullat e një kamarieri tjetër, dhe shishja me flakët ishte vetëm disa centimetra larg tavanit”, shtoi një tjetër person i pranishëm.
Autoritetet njoftuan të enjten në mbrëmje se është ende herët për të përcaktuar saktësisht shkakun e zjarrit dhe se hetimet do të marrin kohë.
E pyetur nga një gazetar gjatë një konference për media për origjinën e zjarrit, Prokurorja e Kantonit Valais, Beatrice Pilloud, tha se nuk mund të komentojë raportimet sipas të cilave një fishekzjarr ishte burimi i ndezjes dhe se është ende herët për të përcaktuar se çfarë e shkaktoi saktësisht zjarrin.
Deri më tani, të konfirmuar sipas autoriteteve zvicerane, janë të paktën 47 viktima dhe mbi 100 të lënduar që po trajtohen nëpër spitale. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/shorts/OCgRHRpe6OA?feature=share