Mund t’i ketë ditët e fundit në mandatin e të parit të Vushtrrisë, por Ferit Idrizi ka vendosur ta ketë një përballje me rivalët e tij politikë, edhe para garës zgjedhore të 12 tetorit.
Për ta e hapi kuletën dhe i qerasi me kafe, diku në një lokal të qytetit, këtë të premte, raporton Klan Kosova.
Ftesën kundërshtarët nuk ia refuzuan. Bile kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Mensut Ademi, as që pati mëdyshje.
Në këtë linjë që edhe Xhevahire Izmaku, që po e pretendon këtë pozitë nga radhët e Nismës Socialdemokrate, e cila madje edhe hamendësoi se çfarë mund të bisedohet aty.
Në takim do të jetë prezent edhe Xhafer Tahiri nga Lidhja Demokratike, por ky insiston që meritat për nismën t’i mbeten atij, meqë thotë se rivalët i kishte ftuar në kafe 4 vjet më parë.
Në këtë mbledhi, që sipas Idrizit do të diskutohet për fushatën e programet qeverisëse, nuk e ka konfirmuar ende prezencën kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje Sylejman Meholli. I njëjti refuzoi t'i japë një përgjigje edhe televizionit Klan Kosova më arsyetimin se nuk është diçka aq e madhe.
Takimi do të zhvillohet të premten në orën 10. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=VuQFTawd6Jk
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.