Emrin e mori nga një qytet italian që quhet Taranto.
Tarantula është me shumë gjasë njëra nga speciet më të frikshme në planet.
Helmi i saj është vdekjeprurës për prenë, kurse tek njeriu një kafshim nga ky lloj i merimangës mund të shkaktojë halucinacione të shumta, sidomos kafshimi nga lloji afrikan.
Larg tij e larg Afrikës, në kryeqytet është dikush që e mban si kafshë shtëpiake një tarantulë shumë të bukur.
Ajo qëndron në zyre aty ku Enisi - pronari i saj - ka disa arsye pse ka zgjedhur të bashkëjetojë në njëfarë forme me një specie aspak të zakontë në vendin tonë.
Në fakt, miku i tij i frikshëm ka ndikuar në qetësinë e madhe që mbretëron në zyrën e punës së Enisit...
E çuditshme një lidhje mes njeriut dhe kësaj specieje, por ajo që i mban të dy së bashku gjithmonë është aty. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=j2OYg7uVrtg
●●●
EKSHKRIMI NGA
Ernata Koliqi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.