Policia akoma nuk ka zbardhur identitetin e personit që një ditë më parë kreu atentat ndaj pulmologut Zekirija Shahini nga Kumanova.
Sipas mediumit “AlsatM”, nga informacione jo zyrtare të siguruara nga organet e rendit bëhet fjalë për shtetasin Lulzim Fazliu, 36 vjeç me adresë të paraqitur në fshatin Tërnov të Gostivarit, por as ai nuk është personi që dyshohet se i maskuar ka shtënë me armë ndaj mjekut.
Ndërkohë e arrestuara, që sipas burimeve të “AlsatM”, Arjeta Adili, që është gruaja e Zekirija Shahinit, akuzohet për veprën penale “nxitje”, ndërsa Lulzim Fazliu akuzohet për veprën penale “cenim të sigurisë”.
“Përkatësisht, në gjithë situatën është i përfshirë një person tjetër që jo zyrtarisht quhet Biljana Jovanovska. E njëjta ka pasur disa herë kontakt me Arjetën që rezulton të jetë bashkëshortja e Zekirija Shahinit. Televizioni Alsat brenda burimeve ka mësuar edhe bisedat që janë zhvilluar mes dy zonjave gjatë muajit shtator”.
“Megjithëse ajo që mësohet është fakti se Jovanovska disa herë është kërcënuar përmes mesazheve më zë nga Fazliu në emër të Arjeta Adilit. Nuk dihet lidhja e këtyre të fundit, ndërsa deri tani nuk kemi arritur as ta mësojmë statusin juridik-martesor mes Zekirija Shahinit dhe Arjeta Adilit”, shkruan “AlsatM”, transmeton Klankosova.tv.
Pas atentatit ndaj tij, Zekirija Shahini përmes një reagimi në rrjete sociale ka thënë se nuk është në hasmeti me askënd dhe se rasti, sipas tij, nuk ka ngjyrime politike, teksa ka apeluar ndaj oraneve të rendit që ta zbardhin rastin sa më shpejtë të jetë e mundur.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.