Në 18 bashkësi lokale të komunës së Prishtinës ka filluar të bëhet mbledhja e ndihmave për ukrainasit të cilët gjenden në luftë.
Kjo është një iniciativë e komunës së Prishtinës në bashkëpunim me ushtarët ukrainas të KFOR-it të cilët gjenden në Kosovë.
Të gjithë prishtinasit të cilët duan të ndihmojnë me veshmbathje, me batanije, jastëk e konserva ushqimore këtë mund ta bëjnë duke i dorëzuar ato në objektet e bashkësive lokale në lagjet e tyre.
Ato më pas do të grumbullohen në objektin e komunës në lagjen “Arbëria”, ndihma të cilat ushtarët ukrainas të KFOR-it do të i dorëzojnë në vendlindjen e tyre.
https://www.youtube.com/watch?v=Z2UdhmhWt7E
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.