Basketbollistët e Kosovës janë mposhtur nga ata të Britanisë së Madhe me rezultat 101:79.
Kjo përballje ishte shpresa e fundit për Dardanët që të kualifikohen për Kampionatin Europian të vitit 2021, njofton Klan Kosova.
Për t’u kualifikuar në këtë garë, Kosovës i është dashur që të fitojë ndaj Britanisë së Madhe me së paku tetë pikë epërsi.
Padyshim se lojtari i dalluar i skuadrës kosovare ishte kapiteni Dardan Berisha.
Kujtojmë se Kosova të mërkurën fitoi ndaj Luksemburgut me shifrat 109:88 dhe mbajti gjallë shpresat e vogla që i ka pasur për të fituar grupin dhe kështu të avancojë nga raundi i tretë i parakualifikimeve në kualifikimet e rregullta.
Sidoqoftë ajo u mposht sonte nga Britania e Madhe në palestrën e Manchesterit.
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.