Ish-drejtori i Shërbimit Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës Basri Sejdiu, ka aplikuar për ta drejtuar sërish këtë institucion.
Sejdiu ishte në garë edhe me pesë kandidatë të tjerë në konkurs.
Por, të njëjtit iu hoq emri nga lista.
E lidhur me këtë Klankosova.tv ka kontaktuar me Shërbimin Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës për të mësuar rreth arsyes se pse ndodhi kjo.
Alban Janova, shef i Sektorit të Personit tha për Klankosova.tv se Basri Sejdiu nuk e kishte kaluar verifikimin nga Departamenti për Menaxhimin e Zyrtarëve Publikë të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
"Ai nuk e ka kaluar kriterin e përvojës profesionale pesë vjet në pozita drejtuese", tha Janova.
*Klikoni
KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni
KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe
KËTU për iOS
https://klankosova.tv/basri-sejdiu-hiqet-nga-lista-e-kandidateve-per-drejtor-te-shkuk-se/
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.